Senatori amerikan David Perdue, përmes një postimi në Twitter, thotë se SHBA-ja do të duhej ta rishqyrtojë praninë e saj atje.
Perdue, senator në Gjeorgji, e lidhë këtë me këmbënguljen e Kosovës për të mos e hequr tarifën ndaj Serbisë, prandaj, sipas tij, “nëse Kosova nuk është plotësisht e përkushtuar për paqe, SHBA-ja ta rishqyrtojë praninë e saj atje”.
“Për më shumë se dy dekada, forcat amerikane kanë ndihmuar në ruajtjen e paqes mes Kosovës dhe Serbisë. Tash me progresin historik të arritur, Kosova duhet të bëjë pjesën e vet dhe të shfuqizojë të gjitha obligimet e vendosura ndaj Serbisë. Nëse Kosova nuk është plotësisht e përkushtuar për paqen, atëherë SHBA-ja duhet të rishqyrtojë praninë e saj atje”, ka shkruar ai në Twitter, transmeton Koha.
Më i zëshmi në heqjen e tarifës ndaj produkteve që vijnë nga Serbia dhe BeH, mbetet i dërguar i Posaçëm i Trumpi, Richard Grenell.
Grenelli, madje ka thënë se nëse Kosova do investime ekonomike e rritje të vendeve të punës, duhet ta heqë plotësisht tarifën.