Gani Gërmia ishte prezent në studion e spektaklit Big Brother VIP Kosova, për të folur për herë të parë pas eleminimit.
E teksa i sqaroi gjërat me dy opinionistët, Ganiu pati disa sqarime edhe me disa prej banorëve brenda shtëpisë – një prej të cilëve ishte bukuroshja Santiana Maloku.
Ai në një formë ironike i dërgoi të fala nga nëna e tij, duke i thënë “të fala ke nga nëna ime që e ke sharë”, në kontekstin që e kishte sharë me rob brenda shtëpisë.
Santiana e çuditur i tha “Unë të kam sharë me rob ty?”, gjersa vazhdoi të insistonte se nuk i kujtohej ta ketë bërë një gjë të tillë.
Tani pas daljes, Gani Gërmia ka publikuar në llogarinë e tij zyrtare në Instagram një video, e cila dëshmon momentin kur bukuroshja gjakovare njëmend e kishte sharë Ganinë me familje.
Santiana përndryshe këtë javë gjendet para një nominimi të fortë mes dy konkurrentëve shumë të fortë brenda shtëpisë si Buci dhe Blerando.
Njëri prej të treve largohet përfundimisht të premten nga shtëpia më e famshme në Kosovë.