Kryeministri Albin Kurti, ka takuar Zëvendës Sekretarin e Shtetit, James O’Brien në Davos të Zvicrës.
Kurti tha se O’Brein vlerësoi progresin ekonomik dhe demokratik të Kosovës, teka bëri të ditur se ai e njohu përmbajtjen e Kosovës përballë sulmeve dhe provokimeve.
“ShBA-ja është një mik dhe aleat i çmuar. Ne presim bashkëpunim të vazhdueshëm”, ka shkruar ai.
Kurti po merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës.