Mjekët dhe nutricistët shumë herë kanë bërë të ditur për vlerat që përmban shega.
Së fundmi “Wiones” ka raportuar se lëvorja e shegës përmban shumë antioksidantë dhe është agjent i mirë kundër infeksioneve.
Mjekët po këshillojnë që lëvorja e shegës të përdoret duke e zier në formë të çajit, të bluhet e të shtohet si përbërës nëpër pije “smoothie” e edhe të inkoorporohet nëpër maska të fytyrës.
Lëvoret e kësaj frute janë të pasura me antioksidantë si polifenolet, të cilat i largojnë radikalet e lira nga trupi, e si rezultat siguron mbrojtje të organizmit nga sëmundjet e ndryshme kronike.
Këto lëvore gjithashtu janë të pasura me veti antimikrobiale, gjë që i bën të mira për shëndetin e gojës dhe mishrave të dhëmbëve duke i mbrojtur nga infeksionet.
Është gjithashtu e pasur me shumë fibra, që mundësojnë tretje më të mirë të ushqimit duke mundësuar depërtim më të mirë të vlerave ushqyese nëpër organe përkatëse. Kjo gjë ndikon shumë mirë edhe tek kapsllëku.
Fibrat gjithashtu ndihmojnë metabolizmin gjë që ndikon kundër peshës së tepërt duke zvogëluar nivelin e yndyrës së tepërt në organizëm.