Dy persona janë lënduar në rrugën “Knjaz Millosh” në Mitrovicën e Veriut pasi ka shpërthyer një granatë dore afër një hoteli.
Këtë për Klankosova.tv e bëri të ditur Veton Elshani, ushtrues detyre i drejtorit të Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës së Veriut.
Sipas Elshanit, ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:50.
Ai ka shtuar se janë dëmtuar 4 deri në 5 vetura, duke shtuar se njëri prej të lënduarve ka marrë lëndime më të rënda dhe se të dy janë duke u trajtuar në spital.
Në vendin e ngjarjes është e pranishme edhe policia.