Balluku për hekurudhën Prishtinë-Durrës: Projekt që mbështetet nga qeveritë dhe do të lidhë shqiptarët

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe njëherësh zëvendëskryeministrja e Shqipërisë, Belinda Balluku, në një konferencë për mediat, ka bërë një analize vjetore të Ministrisë së Instrastrukturës.

Gjatë fjalës së saj Balluku u ndal tek aksi Tiranë-Durrës, për të cilën tha se do të jetë me tre korsi dhe se do të ketë edhe korsinë e emergjencës.

Ajo përmendi edhe projektin që do të lidhë Durrësin me Prishtinë.
Një projekt i rëndësishëm është edhe ai që do të lidhë Durrësin me Prishtinën, një projekt hekurudhor shumë i rëndësishëm që mbështetet nga qeveritë dhe do të lidhë shqiptarët. Me përfundimin e studimit të fizibilitetit do të jemi të gatshëm për të hapur garën për të nisur më pas edhe këtë ëndërr të madhe të shumëpritur”, ka thënë Balluku.