Kampioni i Anglisë, Manchester City, do ta blejë brazilianin Savinho, i cili po shkëlqen me fanellën e skuadrës së Gironas. “Sky Sports” ka njoftuar të mërkurën se City ka vendosur ta transferojë Savinhon, i cili po kërkohet me ngulm edhe nga Barcelona.
Ekipi anglez do të paguajë 40 milionë euro për 20-vjeçarin, i cili po shkëlqen te Girona këtë edicion. Savinho është huazuar te Girona nga skuadra e Troyesit në Francë, me të cilën ka kontratë deri në verën e vitit 2027.
Në edicionin e tij të parë në Spanjë, Savinho është shndërruar në lojtarin kryesor te Girona. Në 20 paraqitje në të gjitha garat, ai ka shënuar pesë gola dhe ka bërë po aq asistime. Në fakt, ai po shihet si përforcim i duhur te City, ekip që pritet ta zyrtarizojë gjatë këtij muaji si përforcimin më të ri.