Kjo është 34-vjeçarja nga Gjakova që vdiq tragjikisht në një hotel në Prishtinë


Një grua 34-vjeçare është gjetur e vdekur në Graçanicë, ka njoftuar Policia e Kosovës të enjten.

Ndërsa, Gazeta Stop, mëson se viktima është Artila Kameri nga Gjakova.

Sipas njoftimit, rasti është iniciuar si “hetim mbi vdekjen”.

Vdekjes e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

“Aktualisht policia në koordinim me Prokurorinë ka nisur dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore që do të ndihmonin hetimin dhe sqarimin e rastit, ndërkohë që trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion”, thuhet në njoftim.