Gjykata e Posaçme pritet të vendosë sot në orën 10:00 për masën e sigurisë ndaj Sali Berishës, nëse do ta ashpërsojë ose jo.
Seanca që do të drejtohet nga gjyqtarja Irena Gjoka do të shqyrtojë kërkesën e SPAK-ut që kërkon ashpërsimin e masës së sigurisë; nga detyrim paraqitje dhe mosdalje jashtë vendit në arrest shtëpie.
Berisha nuk e ka njohur vendimin e gjykatës që të paraqitej të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji duke argumentuar se vendimi është antikushtetues, pasi nuk ishte ndjekur rruga parlamentare.
Kërkesa e SPAK u dorëzua në Gjykatën e Posaçme pasi Kuvendi i dha autorizimin Prokurorisë Anti-Korrupsion për heqjen e imunitetit të deputetit të Sali Berishës.
Berisha akuzohet për korrupsion pasiv për çështjen e privatizimit të ish-klubit sportiv “Partizani”.