Kryeministri Albin Kurti, ka dhënë detaje për takimin me presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev, i cili është në vizitën e parë zyrtare në Kosovë.
Kurti, mes tjerash theksoi se kanë diskutuar për të rritur bashkëpunimin ekonomik dhe politik duke mbrojtur vlerat evropiane, njofton Klankosova.tv.
“Ishte kënaqësi ta mirëpres presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev, sot në vizitën e parë zyrtare në Kosovë. Ne e vlerësojmë miqësinë tonë me vendin dhe diskutuam shumë mënyra për ta thelluar atë përmes shkëmbimit më të madh ekonomik dhe bashkëpunimit politik duke mbrojtur vlerat evropiane”, shkroi Kurti në platformën X.
Në mëngjes, presidentja Vjosa Osmani gjithashtu e ka pritur në takim me ceremoni zyrtare, teksa pasdite me kryetarin e Prishtinës, Përparim, i cili ia dhuroi çelësin e qytetit.