Leonard Ademaj: Jam kontaktuar nga shumë njerëz, informacionet ndani me prokurorinë

Leonard Ademaj, vëllai i Liridonës që u vra më 29 nëntor në fshatin Bernicë në Prishtinë, ka njoftuar se shumë persona e kanë kontaktuar për t’i ofruar informacione rreth vrasjes së motrës së tij, por ai i ka sugjeruar që këto informacione t’i dërgojnë në polici dhe prokurori.

“Ditët e fundit jemi duke u kontaktuar nga shumë njerëz të cilët kanë ofruar të ndajnë me neve informacione rreth vrasjes së Liridonës tonë. Ju lusim që të gjitha informacionet që i posedoni t’i ndani me policinë dhe prokurorinë dhe jo me neve”, ka shkruar ai në Facebook.

Ademaj ka theksuar se hetimet po i kryejnë organet e rendit, derisa ka shtuar se pret drejtësi profesionale dhe të shpejtë nga ana e gjykatës.

“Interesi i familjes sonë dhe interesi i përgjithshëm është që hetimet të mos dëmtohen nga askush. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen”, shtoi ai.