A e rrit energjinë marrja e shtesave me vitaminë B12?

ë rriturit më në moshë dhe ata që nuk konsumojnë produkte të kafshëve, mund të jenë në rrezik nga vlerat e ulëta të vitaminës B12.

Por për njerëzit me qarkullim normal të gjakut s’ka ndonjë provë se duhet ta marrin gjithsesi atë, edhe nëse kanë vlera të ulëta, raporton TheWashingtonPost.

Nëse në analiza të një personi del se ka mungesë të vitaminës B12, atëherë duhet të merret shtesa.

Por, të tjerët që vetëm dëshirojnë të rrisin energjinë e tyre, nuk duhet ta bëjnë këtë përmes marrjes së vitaminës B12. Këta persona mund të kenë pasoja në marrjen e saj sepse doktorët kanë thënë se nuk është e nevojshme të merren shtesa kur analizat dalin në vlera normale. Në vend të shtesave ata po këshillojnë që personat që ndjejnë lodhje e përgjumje e që kanë vlerë normale në analiza, duhet të konsultohen me doktor për të rritur energjinë përmes alternativave të tjera.

Vitamina B12 është thelbësore për disa funksione të rëndësishme biologjike, duke përfshirë metabolizmin dhe prodhimin e qelizave të shëndetshme të gjakut. Kjo vitaminë gjithashtu ndihmon personat që kanë problem me artritin, kanë probleme me ecje si dhe probleme psikike.

Njerëzit shpesh mendojnë se anemia shkaktohet nga mungesa e hekurit, por nëse vitamina B12 është e ulët mund të çojë në mënyrë klasike në një anemi ku qelizat e gjakut bëhen jonormalisht të mëdha.

Simptomat më të shpeshta, që mjekët po i konsiderojnë si të paqarta, të mungesës së vitaminës B12 janë rraskapitja, sëmundjet e harresës, irritueshmëria dhe madje edhe paranoja dhe ënjtja e gjuhës.

Këto simptoma zakonisht mund t’i kenë personat që janë më në moshë, vegjetarianët e veganët, pacientët me anemi dhe sëmundje të tjera auto-imune, njerëzit që kanë kryer operacione gastrointestinale dhe njerëzit që për një kohë të gjatë kanë marrë ilaçe kundër thartirës.

Në mënyrë natyrale të shëndetshme, vitamina B12 merret përmes konsumit të produkteve shtazore, duke përfshirë, mishin, vezët, peshkun dhe produktet e bulmetit.

Një studim i publikuar në vitin 2020 në “JAMA Network Open” zbuloi se nivelet më të larta të vitaminës B12 në gjak ishin të lidhura me rritjen e rrezikut të vdekjes nga të gjitha shkaqet. Studime të tjera kanë gjetur një lidhje midis niveleve të larta të vitaminës dhe sëmundjeve kardiovaskulare dhe rritjes së rrezikut të thyerjes së ijëve.

Ekspertët kanë treguar se kjo ndodh nga keqinformimi. Pra njerëzit që nuk kanë nevojë për vitaminë B12 nuk duhet ta marrin shtesë vetëm për të rritur energjinë e tyre trupore.