Kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama ka bërë të ditur se është bërë eliminimi i taksës në transaksionet e pronës, ku shumica e këshilltarëve komunal votuan për miratimin e këtij propozimi.
“Me shumicë votash të këshilltarëve komunal është miratuar propozimi ynë që të shfuqizohet rregullorja në të cilën parashihej taksa në transaksion të pronës së paluajtshme e që kishte vlerën 150 euro”, ka shkruar Rama në llogarinë e tij në Facebook.
Më tutje ai tha se këtë të drejtë, qytetarët e Prishtinës e kanë merituar që moti, përcjell Klankosova.tv.
“Kryeqytetasit e kanë merituar që moti këtë të drejtë, e cila përbën lehtësim esencial në bartjen dhe rregullimin e pronave të tyre. Pa taksa të panevojshme e pa pengesa administrative”, ka shkruar Rama.