Atleti kosovar, Erzen Zyberaj ka mbërritur në Tiranë nga Prishtina pas 24 orësh vrapimi dhe 260 kilometrave të bëra.
Lajmin e ka bërë të ditur faqja “Maraton Albania” në Facebook derisa ka publikuar një video ku shihet Zyberaj duke vrapuar me flamur në sheshin “Skenderbe” në Tiranë.
“Mbërritja me suksese nga Skënderbeu i Prishtinës deri sheshin Skënderbe në Tiranë e maratonomakut Erzen Zyberaj. Jemi shumë të lumtur që morëm pjesë në mbylljen e kësaj gare”, thuhet në postim.