Grabitje e armatosur në një dyqan në Suharekë – plagoset një polic

Një zyrtar policor është plagosur këtë të mërkurë, gjatë intervenimit në një rast të grabitje së armatosur që ka ndodhur në një dyqan në Suharekë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

“Policia ka pranuar informacion se në një dyqan zyrtar në Suharekë ka ndodhur një grabitje. Reagimi policor ka qenë i menjëhershëm dhe me të arritur në vendin e ngjarjes, zyrtarët policorë kanë hasur në konfrontim. Si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit, një zyrtar policor ka marrë plagë në këmbë nga një plumb”, ka thënë Gashi.

Ai tutje ka bërë të ditur se gjendja shëndetësore e zyrtarit policor është jashtë rrezikut për jetën.

“Zyrtari policor është duke marrë trajtim mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetën”, ka thënë Gashi, derisa ka shtuar se  lidhur me rastin janë identifikuar katër persona të dyshuar.