Rama nga Shkupi: NATO të shtojë prezencën në veri të Kosovës

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, Kosovën e vuri në fokus të fjalës së tij, në Shkup, .

Rama theksoi se pavarësisht thirrjeve të përsëritura për garantim të sigurisë në veri të Kosovës, ndodhi shkëmbimi i zjarrit në Banjskë ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku dhe tre sulmues të nacionalitetit serb.

“Ka ndodhur një ngjarje tragjike që duhet konsideruar një paralajmërim dhe jo një ngjarje sporadike. Dhe duhet me çdo kusht të mos përsëritet.”

Kryeministri bëri thirrje për rritje të forcave të NATO-s në Kosovë dhe për garantim të sigurisë dhe stabilitetit në kufi me Serbinë.

Ngjarja në Banjskë, siç u shpreh Rama, ekspozoi rrezikshmërinë për destabilizim dhe përshkallëzim të marrëdhënies mes dy vendeve fqinje.