Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se Kosova ka nevojë për një marrëveshje finale me njohje reciproke me Serbinë.
Ai këto i ka thënë në një takim që ka zhvilluar me të dërguarin e posaçëm të Francës për Ballkanin Perëndimor, René Troccaz, me të cilin tha se kanë diskutuar për situatën aktuale politike në vend dhe për zhvillimet lidhur me dialogun Kosovë – Serbi.
“Në këtë takim, shpreha qëndrimin tim dhe të PDK-së se Kosova ka nevojë për një marrëveshja finale që përqëndrohet në njohjen reciproke”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.
Ai tha se ka falënderuar emisarin francez për mbështetjen e vazhdueshme që Franca i ka dhënë Kosovës.