Kombëtarja shqiptare e futbollit barazoi 1-1 kundër Moldavisë ditën e premte dhe zyrtarisht kuqezinjtë janë në fazën finale të Europianit 2024, që do zhvillohet verën që vjen në Gjermani.
Sonte është ndeshja e fundit me Ishujt Faroe, e cila do të luhet në Air Albania. Trajneri Silvinjo e vlerësoi kundërshtarin, ndërsa foli në fundjavë edhe për situatën në kampin kuqezi, ku theksoi se lojtarët shqiptarë që do të zbresin në fushë duhet të japin maksimumin në fushë për të arritur objektivin.
Silvinjo u shpreh se nuk ka eufori në skuadër, ndërsa foli edhe për formacionin ndaj Ishujve Faroe