99.83% e rasteve me COVID-19 janë variant Delta

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar pesë të vdekur dhe 1,765 raste të reja, mirëpo shqetësuese del të jetë varianti i ri i virusit.

Kjo ishte arsyeja përse Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia doli në një konferencë për media.

Ai tha se prej 173 mostra të testuara jashtë vendi  171 apo 99.83 përqind prej tyre kanë qenë nga varianti Delta më përhapje katër herë më të shpejtë se sa varianti alfa i virusit.

Madje nga nesër do të propozohet mbyllja e klubeve të natës,  reduktimi i orarit dhe aktivitetit të gastronomisë derisa të propozohet një zgjidhje edhe për dasma.