Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK) në trajtim mjekësor janë 181 pacientë, 144 prej tyre të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe 37 të tjerë post-Covid-19.
Sipas njoftimit të SHSKUK-së, me oksigjeno-terapi janë 98 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë 3 pacientë.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 67 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 34 pacientë post-covid
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 3 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 9 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 10 pacientë
Spitali i Prizrenit, 6 pacientë
Spitali i Pejës, 9 pacientë
Spitali i Gjakovës, 16 pacientë
Spitalit Mitrovicës,12 pacientë
Spitali i Ferizajt, 4 pacientë.
Spitali i Gjilanit, 11 pacientë