Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me koronavirus është 9,771 persona.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 159.573, ndërsa nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 2,996 persona.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.731 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.732.948 doza të vaksinës.
Deri më sot 799.114 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 43.760 doza përforcuese dhe 2.199 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar shtrëngimin e masave antiCOVID-19.