Të diel janë konfirmuar edhe 96 raste të reja me coronavirus.
IKSHPK-ja njofton se këto rezultate kanë dalë pas testimit të 439 mostrave të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i rasteve në terren.
“Rastet pozitive janë nga: komuna e Gjilanit 20 raste, komuna e Prishtinës 19 raste, komuna e Prizrenit 19 raste, komuna e Mitrovicës 15 raste, komuna e Pejës 6 raste, komuna e Vitisë 6 raste, komuna e Vushtrrisë 3 raste, komuna e Drenasit 2 raste, dhe me nga 1 rast komunat: Fushë Kosovë, Kaçanik, Lipjan, Mamushë, Obiliq dhe Shtime”, thuhet në njoftim.
Instituti ka bërë thirrje për respektim të masave për parandalimin e shpërndarjes së coronavirusit.
Në njoftim thuhet se bartja e maskave është e obligueshme.
“Zbatimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar duhet ta bëjë çdo qytetar i Republikës së Kosovës, që të ruajë veten, të afërmit dhe të tjerët”, thekson IKSHPK.