Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me koronavirus është 9,461 raste.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 211.022, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga koronavirusi kanë vdekur 3.078 persona.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.427 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.802.978 doza të vaksinës.
Deri më sot 811.331 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 94.149 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.