92 persona shërohen nga koronavirusi

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shëruar 92 pacientë nga koronavirusi.

Këtë e ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë.

“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 92 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.921 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.565″, thuhet në njoftim.