9175 raste aktive me koronavirus në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se aktualisht në vend janë 9 mijë e 175 persona me virusin COVID-19 aktiv.

Që nga fillimi i pandemisë e deri tani janë infektuar 72 mijë e 500 persona teksa kanë humbur jetën 1 mijë e 640 pacientë.

Po ashtu nga ky virus deri tani janë shëruar 61 mijë e 685 pacientë.

Gjatë 24 orëve të kaluara u regjistruan 592 raste të reja, gjashtë viktima dhe 291 pacientë të shëruar.