90 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 16 në gjendje më të rëndë. Në Spitalin e Pejës po trajtohen 90 pacientë të infektuar me COVID-19.
Nga spitali kanë njoftuar se 64 pacientë janë në oksigjeno terapi dhe 16 janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.
Po ashtu nga spitali kanë njoftuar se 4 pacientë janë në respirator (CPAP).
“90 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 4 pacientë janë në Respirator (CPAP), 64 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 16 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa 8 pacientë është shëruar gjatë 24 orëve të fundit”, thuhet në njoftimin e spitalit.