Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), konfirmoi edhe 14 raste të reja me koronavirus në Kosovë, 9 prej të cilave në komunën e Gjilanit.
Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se 9 të infektuarit janë raste kontakti nga e infektuara mbrëmë e cila është punonjëse në një spital në Prishtinë.
Ai ka paralajmëruar se pas këtyre rasteve do të shtrëngohen masat.
Postimi i polotë i Hazirit:
“#Dita59. Nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike u njoftuam edhe për 9 raste të reja në Gjilan me #Covid19.
Rastet e reja janë si pasojë e kontakteve familjare të një punëtoreje të Gjilanit, e cila punon në një klinikë private, në Prishtinë.
Komiteti për menaxhimin e pandemisë dhe emergjencat civile e kanë nën kontoll situatën dhe ju lusim për lojalitet dhe bashkëpunim në mënyrë që ta përballojmë situatën.
Fatkeqësisht, kësaj here burim i infeksionit është një punëtore e shëndetësisë e jo burim tjetër nga qytetarët.
Është domosdoshmëri që t’i shtrëngojmë masat pas rasteve të fundit. Për këtë, pas pak ju njoftojmë përmes konferencës së jashtëzakonshme!”.