Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë kryer 284 testime, ndërsa nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 66 doza të vaksinës kundër COVID-19.
“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.829.328 doza të vaksinës. Deri më sot 823.188 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 102.818 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, nga 284 testime, 9 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, ndërsa gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
“Sot janë shëruar 12 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.182. Në total numri i rasteve aktive është 56”, thuhet ndër të tjera në njoftim.