Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se në total janë 9 raste aktive me koronavirus në Kosovë.
MSH njofton se në 24 orët e kaluara është shëruar 1 person, ndërsa nuk ka pasur asnjë rast të ri me koronavirus.
Ministria po ashtu bën të ditur se nga fillimi i pandemisë nga koronavirusi kanë vdekur 3,202 persona.
Në total nga fillimi i procesit të vaksinimit janë dhënë 1,836,716 doza të vaksinës.