Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), ka njoftuar se nëntë punëtorët që ishin konfirmuar me koronavirus, janë shëruar.
Në anën tjetër, të infektuar vazhdojnë të jenë edhe katër punëtorë që kanë rezultuar pozitivë në javën e fundit, derisa njoftohet se të njëjtit janë në gjendje të mirë shëndetësore.
“Në vetë izolim, kanë qenë 104 punëtor, 64 prej tyre e kanë përfunduar vetizolimin prej 14 ditësh dhe janë ftuar që të rifillojnë punën pasi që nuk kanë simptome të infektimit me virus. Në këtë drejtim, KEK vazhdon të jetë në kontakt të vazhdueshëm me 4 kolegët tanë që janë akoma aktiv me këtë virus duke përcjellë gjendjen e tyre shëndetësore edhe pse deri më tani gjendja e tyre është stabile”, thuhet në njoftimin e KEK-ut, për media.
Menaxhmenti i KEK-ut ka bërë apel te punëtorët që të jenë vigjilent dhe t’i respektojnë rekomandimet e IKSHPK-së.