9 persona vdesin nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Brenda 24 orëve të fundit në Kosovë janë raportuar 9 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njofton se personat që nuk i mbijetuan infeksionit janë nga 7 komuna të vendit.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Pejë 2 raste (65, 63 vjeç), Prishtinë 2 raste (75, 51 vjeç), Deçan 1 rast (77 vjeç), Gjakovë 1 rast (65 vjeç), Kaçanik 1 rast (55 vjeç), Prizren 1 rast (77 vjeç), Rahovec 1 rast (89 vjeç)”, ka njoftuar IKSHPK-ja.0

Numri total i rasteve pozitive është 69.697 raste nga 310.246 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.608 raste të vdekjes.