9 persona të ndaluar në 24 orët e fundit

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ndaluar për 48 orë, nëntë persona të dyshuar si dhe janë bërë katër  kërkesa për caktimin e paraburgimit të shtatë personave të dyshuar, se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë kësaj kohe me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar tre persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur dy  kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy persona të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një person të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Pejë, me urdhër të prokurorit kujdestar, është ndaluar një  person i dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar pesë  persona të dyshuar, po ashtu kjo prokurori ka paraqitur një  kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për pesë persona të dyshuar