Në Spitalin e Pejës aktualisht po trajtohen 67 pacientë me koronavirus.
Siç njofton ky spital në raportin 24 orësh, 56 pacientë janë në oksigjeno – terapi ndërsa, nëntë pacientë janë në gjendje më të rëndë.
Gjithashtu bëhet e ditur se atje 269 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta, 26 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.