Në Kosovë deri më sot janë konfirmuar 106 raste të prekura me koronavirus. Nga 1151 mostrat e testuara deri më tani, 106 prej tyre tashmë kanë rezultuar pozitive, që me një përllogaritje i bie që 9.2 për qind e pacientëve të testuar kanë dalë pozitivë me koronavirus.
Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), testimet për koronavirus kanë filluar nga data 8 mars, kurse konfirmimet e dy rasteve të para janë bërë më 13 mars, shkruan www.gazetastop.com.
“Nga data 08.02.2020 deri me 30.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1151 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej 106 raste, me një rast të vdekjes i një të moshuari 82 vjeç”, ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.