Sot takimi i kryenegociatorëve në Bruksel

Implementimi i obligimeve që dalin nga Marrëveshja e Ohrit, do të jetë në fokus të takimit të kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, që të martën gjatë ditës do të takohen në Bruksel.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka udhëtuar një ditë më parë për takimin me Petar Petkoviqin e palës serbe.

Ky do të jetë takimi i parë i Kosovës dhe Serbisë pas dakordimit më 18 mars në Ohër të Maqedonisë për aneksin e implementimit të planit evropian, për përmbajtjen e të cilit kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u pajtuan më 27 shkurt në Bruksel.