Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se sipas raportit të punës për datën 24 qershor 2021, në klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 89 pacientë.
26 prej tyre, janë të konfirmuar pozitivë, 65 janë me oksigjeno-terapi , ndërkaq 2 pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Në QKUK janë të shtrirë 66 pacientë, 12 prej tyre janë të konfirmuar me COVID-19, 53 me oksigjeno-terapi dhe 1 në gjendje të rëndë.
Ndërkaq në klinikën Infektive janë të shtrirë 12 pacientë, 1 në gjendje të rëndë kurse 18 tjerët janë post-covid nga Klinika e Pulmologjisë dhe në Klinikën e Pulmologjisë, 36 pacientë.
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 23 pacientë 1 prej tyre është në gjendje të rënduar, 14 janë të konfirmuar pozitivë kurse 12 me oksigjeno-terapi.
Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme: Spitali i Prizrenit, 2 pacientë, Spitali i Gjakovës, 2 pacientë, Spitali i Pejës, 5 pacientë, Spitali i Gjilanit, 12 pacientë dhe Spitali i Vushtrrisë, 2 pacientë.