89 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Gjakovës

Në Spitalin e Gjakovës janë duke u trajtuar 105 pacientë të hospitalizuar.

Nga këta pacientë 89 janë të konfirmuar COVID-19 pozitiv, tetë pacientë negativë dhe tetë të pakonfirmuar.

Sipas raportit 24 orësh të këtij spitali, 55 pacientë janë me oksigjeno-terapi, derisa dy në CPAP maskë.

Me COVID-19 janë edhe disa nga stafi shëndetësor i Spitalit të Gjakovës – tre mjekë, katër infermierë dhe 2 nga stafi administrativ.