Të shtëna drejt ndërtesës së Top Channel, vritet roja i sigurisë

Një ngjarje e rëndë e ka tronditur Tiranën pak orë pas mesnate. 

Pasi u dëgjuan krismat drejtpërdrejtë në transmetimin e Big Brother Vip Albania, Polica e Shtetit ka dal me një njoftim të menjëhershëm duke konfirmuar se është qëlluar me një breshëri plumbash ndërtesa e Top Channel.

Me këtë rast është vrarë edhe një person, i cili mësohet të jetë roja e sigurisë.

Më poshtë e keni njoftimin e plotë zyrtar:

“Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 27.03.2023, rreth orës 01:00, në Mëzes, në rrethana ende të paqarta, nga persona ende të paidentifikuar, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të ambienteve të Top Channel.

Si pasojë e të shtënave ka humbur jetën roja i sigurisë shtetasi P. K., 60 vjeç (punonjës i një shoqërie për ruajtjen fizike të objekteve).

Është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pikat e kontrolleve dhe vijon puna për identifikimin e kapjen e autorëve”, ka shkruar Policia e Shtetit në Facebook