Edhe 88 raste aktive me koronavirus janë në komunë e Vushtrrisë. Derisa sot janë konfirmuar pesë raste të reja.
Vetëm sot në këtë komunë janë shëruar 19 pacient. Kështu ka bërë të ditur drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë, Sylejman Meholli.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë të Komunës së Vushtrrisë, sot janë shëruar edhe 19 raste nga Covid 19, kurse janë konfirmuar edhe 5 raste të reja pozitive.
Përditësimi nga dita zero e pandemisë deri në këtë moment është ky:
330 raste pozitive në total;
238 të shëruar;
4 raste të vdekur dhe
88 raste aktive.
Ju lutëm vazhdoni me respektimin e masave anti Covid 19, ruaje distancën, përdore maskën, kujdesu për higjienën. Së bashku për shëndetin publik që duam!
Me respekt
Dr. Sylejman Meholli