85 pacientë të infektuar me COVID-19 janë duke u trajtuar në Spitalin e Pejës.
Nga spitali kanë njoftuar se 13 pacientë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore, ndërsa 54 pacientë janë në oksigjenoterapi dhe 3 në respirator (CPAP).
“85 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 3 pacientë janë në Respirator (CPAP), 54 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 13 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa 3 pacientë është shëruar gjatë 24 orëve të fundit”, thuhet në njoftimin e spitalit.
Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 171 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë̈, dhe nga këta 13 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
Ndërkohë që Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se në Pejë janë raportuar 51 raste pozitive me COVID-19.