85 pacientë me COVID-19 janë duke u trajtuar në klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme, bazuar në raportet e datës 26 korrik 2022.
Sipas njoftimit të ShSKUK-së, bëhet e ditur se në mesin e tyre janë edhe dy foshnje, të cilat po marrin trajtim në Klinikën e Neonatologjisë.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 24 pacientë + dy pacientë në Mjekim Intensiv
Klinika e Pediatrisë, 4 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 8 pacientë
Klinika e Neonatologjisë, 2 foshnje
Spitali i Gjakovës,12 pacientë
Spitali i Pejës, 11 pacientë
Spitali i Gjilanit, 10 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 9 pacientë.