8253 raste aktive me koronavirus në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHKP), ka bërë të ditur se numri total i rasteve pozitive është 25.388 raste nga 110.041 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 773 raste të vdekjes.

IKSHPK njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 16.362 raste, kurse numri i rasteve aktive është 8.253.

Ndërkaq, sot do të prezantohen masat e reja kufizuese si pasojë e rritjes së rasteve me koronavirus.

Është propozuar që komunat të ndahen në tri grupe varësisht numrit të personave të infektuar, e gjelbra, e verdha dhe e kuqja.

Në grupin e gjelbër do të hyjnë komunat që brenda jave kanë deri në 75 raste, në grupin e verdhë do të hyjnë komunat që kanë nga 76 deri 149 kurse në grupin e kuq do të hyjnë komunat që brenda jave kanë më shumë se 150 raste.