81 persona shërohen nga COVID-19, në Kosovë

IKSHPK-ja ka njoftuar për rritjen e numrit të personave të shëruar nga koronavirusi në Kosovë, sot janë shëruar 81 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve ka shkuar në  1506 raste.

Ndërsa, numri i rasteve aktive ka arritur në 1244 persona.

“Sot më 29 qershor 2020, janë shëruar 81 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1.506 raste, kurse raste aktive 1.244”.

Po ashtu, sot janë konfirmuar edhe 122 raste pozitive me koronavirus.

IKSHPK apelon zbatimin e rekomandimeve te qytetarët, që të ruajë veten, të afërmit dhe të tjerët.