800 gjoba për 24 orë për mosrespektim të masave ndaj COVID-19

Policia e Kosovës ka shqiptuar 800 gjoba për mosrespektim të masave ndaj COVID-19 në 24 orët e fundit.

Policia e Kosovës ka shqiptuar 800 gjoba në bazë të ligjit COVID-19.

Sipas statistikave të përgjithshme 19 persona janë arrestuar, 15 janë dërguar në mbajtje dhe një në vuajtje të dënimit.

Po ashtu sipas të dhënave, 60 aksidente kanë ndodhur në 24 orët e fundit në Kosovë, 22 aksidente janë me të lënduar dhe 38 me dëme materiale.

Policia ka bërë të ditur se janë shqiptuar 1015 gjoba në trafik.