Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), ka bërë të ditur se 80 të spitalizuar nga Covid-19 po trajtohen në SHSKUK.
Sipas njoftimit, 74 janë të konfirmuar me Covid-19 pozitivë, 6 të negativizuar, 60 pacientë janë me oksigjeno-terapi dhe 7 në Mjekim Intensiv.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme: Klinika Infektive, 38 pacientë , Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 7 pacientë, Klinika e Pediatrisë, 1 pacient, Spitali i Prizrenit, 5 pacientë, Spitali i Gjilanit, 10 pacientë, Spitali i Pejës, 2 pacientë, Spitali i Gjakovës, 9 pacientë, Spitalit Mitrovicës,1 pacient dhe Spitali i Ferizajt, 7 pacientë.