8 të vdekur nga koronavirusi

IKSHPK ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 3.142 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve 578 kanë rezultuar raste pozitive. 

Brenda një dite në Kosovë janë raportuar 8 raste të vdekjes nga komunat: “Prishtinë 2 raste (92, 84 vjeç), Gjakovë 1 rast (70 vjeç), Gjilan 1 rast (71 vjeç), Klinë 1 rast (83 vjeç), Rahovec 1 rast (74 vjeç), Viti 1 rast (64 vjeç), Vushtrri 1 rast (67 vjeç)”.

Numri total i rasteve pozitive është 76.688  raste nga 351.523 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.696 raste të vdekjes.