Tetë persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.
Sipas njoftimit, janë regjistruar edhe 249 raste të reja, nga testimi i 2,804 të dyshuarve për koronavirus.
Ndërkohë numri i rasteve aktive me COVID-19 aktualisht është 5.073.
Sa i përket vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit në tërë Kosovën janë dhënë 1,209 vaksina. Me dozë të dytë deri tani janë vaksinuar 812,831 qytetarë, ndërkaq me dozë të tretë dhe përforcuese janë vaksinuar 95,725 qytetarë.
Numri i dozave të administruara deri më tani është 1,806,746.