Tetë persona kanë vdekur dhe 2.236 raste me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë.
Sipas njoftimit janë kryer 11.373 testime dhe janë shëruar 138 persona, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.546.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 22.119 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 644.212 doza të vaksinës. Deri më sot 221.026 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Në total numri i rasteve aktive është 14.249.