8 të vdekur dhe 127 raste të reja me Covid-19 në Maqedoni


Tetë persona kanë vdekur si pasojë e Covid-19 në Maqedoninë e Veriut, transmeton Klan Kosova.

Po ashtu brenda 24 orëve të fundit janë shënuar edhe 127 raste të reja me Covid-19, numri i të shëruarve ka shkuar në 83 pacientë.

Brenda 24 orëve janë realizuar 904 testime. Sipas shpërndarjes gjeografike, rastet e reja janë regjistruar në Shkup-57, Kumanovë-4, Shtip-13, Tetovë-6, Strugë-10, Ohër-7, Kavadar-1, Gostivar-8, Probishtip-2, Demir Hisar-1, Kratovë-2, Shën Nikollë-12, Kërçovë-4.

Sipas statistikave të fundit atje nga fillimi i pandemisë janë diagnostifikuar 9153 persona me koronavirus, prej të cilëve 4810 janë shëruar, kurse fatkeqësisht betejën me koronavirusin e ri e kanë humbur 422 pacientë.