Tetë raste të reja pozitive me COVID-19 u regjistruan sot në Kosovë.
Ministria e Shëndetësisë njofton se ky rezultat doli nga 119 testimet e bëra në 24 orët e fundit.
Po ashtu bëhet e ditur se gjatë kësaj periudhe kohore nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes nga ky infeksion.
Të shëruar u regjistruan katër kosovarë, ndërsa raste aktive mbeten 19.
